Cassano duartroket Piolin: Ajo që ka bërë prej 15 muajsh është ar i kulluar! E të mendosh që…

Dihet se tashmë mes programeve më të ndjekura është futur edhe padiskutim “Bobo TV”, ku marrin pjesë Antonio Cassano, Bobo Vieri, Nicola Ventola dhe Lele Adani…

Mes shumë temave të prekura, sigurisht është edhe Serie A, aty ku vazhdon befasia sipas Cassanos dhe ajo quhet Milan.

“Pioli ka krijuar një ekip, një grup të bashkuar. Nga humbja kundër Atalanta e tutje ai ka qenë në gjendje të ndryshojë ingranazhin, duke punuar dhe formuar një grup kompakt.

Milani nuk është më i fortë se ekipet pas tij, por ata janë emocionues dhe ata janë më shumë ekip. Djemtë po bëjnë mirë dhe kampioni i vetëm është Ibrahimovic.

Milani do të kishte firmosur me të dy duart për këtë pozicion në renditje kur duhen edhe pak javë nga fundi i sezonit. Mendoj se është ar i kulluar kjo që kanë bërë prej të paktën 15 muajsh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu