Casillas skandaloz: Donnarumma, ik nga Milani! Tradita e tyre…

Në ditët kur e ardhmja e Gianluigi Donnarumma po diskutohet, me një rinovim akoma për t’u vlerësuar, mbërrijnë deklarata që nuk i pëlqejnë Milanit.

Fjalë që vijnë nga zëri i një prej portierëve më të mëdhenj Evropianë, Iker Casillas, aktualisht drejtues.

Ish-portieri historik i Real Madrid përdori profilin e tij në Twitter për të dhënë një mendim mbi të ardhmen profesionale të Gigio.

“Sipas mendimit tim Donnarumma duhet të luajë në një klub me traditë më të madhe” – shkroi Casillas, duke këshilluar portierin e lindur në 1999 të largohet nga Milani.

Spanjolli sqaroi më pas mendimet e tij: “Gabimi im, Milani ka një traditë të madhe, dua të them që ai duhet të shkojnë në një klub që aktualisht është më prestigjioz ndërkombëtarisht”.

Një fjali që ka shkaktuar disa reagime negative, duke pasur parasysh se tifozët Rossoneri padyshim shpresojnë në rinovimin dhe qëndrimin afatgjatë të Donnarumma.

Casillas është kritikuar gjerësisht, pasi ai nënvlerësoi si historinë fituese të Milanit ashtu edhe rrugën e tanishme të kuqezinjve, në krye të tabelës dhe në garën për kampionatin dhe Europa League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu