Casa Milan: Perfundon takimi me drejtuesit e Fiorentina per Veretout!

Sapo ka perfunduar ne Casa Milan takimi midis drejtuesve te Fiorentina ku te pranishem ishin Prade dhe Barone dhe per kuqezinjte Massara, Maldini dhe Boban. Mesohet se oferta e kuqezinjve eshte 12 milion euro plus kartonin e Biglia qe vleresohet rreth 6 milion euro pra ne total 18 million euro. Ose 18 milion euro plus dy bonus pa kartonin e argjentinasit, shifer qe i afrohet shumes qe kerkon Fiorentina.

I rendesishem eshte fakti se Lucas Biglia duke pare qe nuk eshte ne planet e trajnerit Giampaolo ka pranuar te transferohet ne Firenze edhe pse drejtuesit vjollce preferojne cash dhe jo lojtare te tjere ne tratative. Megjithate mesohet se po sot drejtuesit e Fiorentina kane nje takim me drejtues te Romes dhe me pas do te vendosin per te ardhmen e mesfushorit francez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu