Carlo Pellegatti tregon problemin e Giroud dhe jep lajmin për Messias! “Ju keni kujtesë të shkurtër por…”

Olivier Giroud, i cili u kthye në fushë kundër Spezia pas një problemi në shpinë, nuk ishte në gjendje të jepte kontributin e dëshiruar as kundër ekipit nga Liguria, por edhe kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Është e qartë se gjendja e francezit është e mangët pas ndalimit për Covid, i cili e largoi atë nga fushat për rreth dhjetë ditë. Giroud duket se eshte nje “kusheri i largët” i atij të admiruar në dy ndeshjet e para të Serie A, kundër Sampdoria dhe Cagliari. Do të jetë e nevojshme të rikuperoje formën e humbur gjatë pushimit për ekipet kombëtare.

Lojtari vështirë se do të thirret nga Deschamps dhe kështu do të jetë në gjendje të kthehet në formë për të luajtur me kapacitet të plotë ndeshjet e fundvitit.

Carlo Pellegatti, i cili foli në kanalin e tij në YouTube, nuk ka dyshime se pas performancës jo saktësisht pozitive të Giroud fshihet Covid: “Logjika ishte, ai kthehet dhe luan 30 minuta me Spezia dhe pastaj titullar me Atletico Madrid – fillon gazetari -. Pastaj duke parë seancat stërvitore, të cilat nuk janë aq intensive sa ndeshja, Pioli ndryshoi mendje, sepse nuk e pa atë në maksimum. Mendonte se do të zgjaste te pakten gjysmë ore por … Zotërinj, është Covid!

A ju kujtohet sa kohë iu desh Tonali që të kthehej në gjendje? Po Bennacer, sa mundime dhe mundime – nënvizon Pellegatti -, shpresojmë që Giroud të shërohet më shpejt.

Giroud nuk është mirë, nuk është në gjendje. Me Spezia e maskoi pak këtë gjendje dhe na mashtroi. Ai gjithashtu mashtroi Piolin, por lojtari nuk duket ende lart fizikisht dhe do të shohim kundër Atalantës … E qartë se ai u prek nga infektimi me Covid, pavarësisht se ishte asimptomatik”.

Rimëkëmbja – “Messia ndoshta do të luajë një pjese loje duke zevendesuar Brahim Diaz, i cili do të jetë titullar, ose ne vend te Saelemaekers. Kjaer gjithashtu do të jetë ne fushe”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu