Capello rrëfen vizitën e tij në Milanello: Ajo që pashë më gëzoi jashtë mase, tani e di pse funksionon Milani

Fabio Capello, i intervistuar nga Sky Sport, pasi sot ishte mysafir në Milanello, u shpreh mbi përshtypjet e tij:

Në trajnim: “Ishte shumë interesante të rijetoja këtë atmosferë, të dëgjoja trajnerin të thërrasë lojtarët, përkushtimin, shpejtësinë, korrigjimet. E bukur, kjo më bëri të kthehem në një periudhë tjetër”.

“Shoh pjesëmarrje të madhe dhe shumë gëzim te Milani. Është shumë bukur t’i shohësh, ata punojnë me lumturi dhe intensitet, kur e bën këtë ti performon më shumë. Bindja se je i pari të jep forcë dhe të bën të bësh gjithçka me më shumë vendosmëri”.

Për dallimet nga e kaluara: “Pashë mënyrë moderne, e ndryshme e të punuarit. Ka gjëra që kemi bërë në periudhën tonë, por me më shumë shpejtësi dhe vëmendje.

Por futbolli gjithmonë përbëhet nga vlerat e individëve, ato bëjnë ndryshimin.

Ju mund të përgatisni të gjitha skemat që dëshironi, por nëse humbni hapin e fundit, e gjithë puna që keni bërë shkon dëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu