Capello promovon Milanin: Sot publiku do të argëtohej me kuqezinjtë! Mbi Scudetto…

Garë me tre protagonistë për Scudetto: Milan, Inter dhe Juventus. Ky është mendimi i Fabio Capello, i cili në mikrofonat e “Gr Parlamento” bëri një vlerësim të garës për titull në Serie A pas javës së 13-të:

“Për Scudetto është një garë treshe. Ato ekipe kanë gjetur një identitet. Te Milani ka qetësi, mungesa e publikut ka ndihmuar ekipin të rritet dhe tani lojtarët kanë më shumë bindje.

Publiku i San Siro është shumë kërkues dhe vendos në siklet e vështirësi ata që nuk kanë shumë personalitet.

Por tani edhe audienca do të argëtohej. Milani luan mirë, argëtohet dhe arrin rezultate. Ibrahimovic ishte thelbësor për t’i bërë të gjithë të rriteshin, mentalitetin që iu përcolli.

Ai i mbështeti ata kur ishte jashtë fushe, është më pozitive se kurrë, do të thotë se është një kënaqësi për të që të mësojë dhe të tregojë atë që ka mësuar duke e bërë të disponueshme për ekipin. Dhe ai bën ndryshimin në fushë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu