Capello përgëzon Piolin pas humbjes dhe i jep zemër: Ky Milan ka të ardhme, më beso!

Fabio Capello ka përgëzuar Milanin për lojën ndaj Juventusit. Ish-trajneri i famshëm, natyrisht, ka folur edhe për kualitetin e bardhezinjve që ka bërë diferencën me cinizëm, por sigurisht që i ka referuar elozhet e tij edhe Stefano Piolit.

“Milani është një skuadër me të rinj interesantë dhe që luan me guxim dhe futboll të bukur.

Duhet të jesh i lumtur Stefano me djemtë e tu dhe me këtë që keni arritur të bëni. Edhe sot luajtët mirë dhe e vutë në vështirësi Juventusin. Mendoj se e ardhmja premton mirë për Milanin, duke parë skuadrën”.

Më pas, Capello pranoi dhe se “duke parë mungesat e mëdha te Milani dhe stolin e Juventusit, diferenca ishte aty, sidomos në pjesën e dytë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu