Capello: “Nuk kisha parë një Milan si ky prej një kohe të gjatë: ja e kujt është merita… Pastaj, ata të dy janë të pandalshëm”

Fabio Capello, ish-trajner i Milanit, ishte në San Siro të dielën për të ndjekur sfidën ndaj Lazios.

I intervistuar nga Radio Rossonera, ai dha përshtypjet e tij mbi performancën kuqezi duke shfaqur befasi.

“Kisha shumë kohë që nuk shihja një Milan si ky. Ekipi ka gjithçka: personalitet, cilësi të lojës, shpejtësi, synim të vazhdueshëm për të gjetur golin duke sulmuar kundërshtarin.

Dhe e bëri atë kundër një Lazio që ka akoma lojtarë cilësorë, ekspertë, një ekip që është gjithmonë i vështirë të mposhtet.

Kundër këtij Milani nuk kishte absolutisht asgjë për të bërë. Ne duhet të përgëzojmë Piolin, për mënyrën se si ai e kishte përgatitur këtë ndeshje.

Por edhe për mënyrën se si ka rritur ekipin dhe futbollistët e tij. Pjesa e parë e Leaos ishte e mahnitshme, ai ishte i pandalshëm.

Në atë krah së bashku me Theo Hernandez janë shkatërrues për shpejtësinë, teknikën dhe driblimin.

Kthimi i Ibrës ishte shumë i bukur: goli i tij duket i lehtë pas veprimit të Rebic, por lëvizja që ai bën për të qenë vetëm para portës është perfekte, ai ishte në vendin e duhur në kohën e duhur.

Një lojtar tjetër ndoshta do të kishte pritur topin nga një tjetër anë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu