Capello: “Ndodhi diçka e rëndë në San Siro! E mbaj mend mirë këtë gjyqtar…”

“Milani luajti mirë, me cilësi të madhe. Ata treguan disa gjëra të shkëlqyera. Por ndeshja u prish nga gjyqtari”.

Fabio Capello nuk kursehet në gjykimet e tij në lidhje me punën e Cakir gjatë Milan-Atletico Madrid e cila përfundoi me fitoren e minutës së fundit të spanjollëve me një penallti të fishkëllyer ndaj Kalulu në zonë në minutën e 97:

“Gjyqtari ne fjale gjithashtu bëri një finale të Ligës së Kampionëve, por nuk mendoj se ishte ne lartesi edhe atehere (referimi Juventus-Barcelona, episodi Pogba).

Ai as nuk u ndihmua nga VAR. Ajo që ndodhi në San Siro është shumë serioze dhe e rende”

Graziano Cesari vuri në dukje një fakt në lidhje me gjyqtarin Cakir: “Cakir tashmë ishte përjashtuar nga Kampionati Evropian, ai bëri një finale në Berlin te Champions që mund të rishikohet me gabime! Plus shumë gjysmëfinale, mendoj se ka ardhur koha për ta lënë mënjanë veçanërisht pas shfaqjes ne Milan-Atletico”.

“Leao u mbajt në lojë nga Hermoso me rastin e goditjes me roveshate kurse ai vershelleu pozicion jashte loje pa pare fare virojtesin. Unë nuk e di se çfarë ndodhi, por këto shfaqje të këqija kanë filluar të bëhen shumë…”.

Nga studiot e Mediaset, gazetari Sandro Sabatini foli për gjyqtarin Çakir gjithashtu, duke u fokusuar në episodin e ashpërsisë së penalltisë dhënë per spanjollët: “Është një skandal i vogël.

Arsyetimi për VAR është se ata nuk mund t’i zmadhojnë aq shumë imazhet, por edhe pa lupën mund t’i shihni qarte. Milani është mposhtur, por ka dhënë përshtypjen se është superior ndaj Atletico Madrid”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu