Capello mbi Milanin: “Stërvitja që ndoqa më la pa fjalë”

Duke folur në Sky Sport, Fabio Capello u ndal te vizita e tij në Milanello pak ditë më parë. Ish-trajneri kuqezi ishte i ftuar special i “Djallit” dhe bashkë me Maldini, Massara dhe Pioli diskutoi edhe pas stërvitjes.

Ndërkohë, ai tregon ditën e tij dhe atë që pa te skuadra kryesuese e kampionatit.

“Unë shkova për të parë stërvitjen e Milanit dhe më pëlqeu shumë ekipi. Ka gëzim, frymë ekipi dhe dëshirë për të bërë diçka dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Ekipi ka plane, një gjë e dukshme. Milani ka mbërritur deri më tani në krye edhe me shumë mungesa dhe prandaj besoj se kjo skuadër mund të synojë kampionatin edhe pse Interi është një ekip i pjekur dhe i fortë.

Milani është një ekip argëtues dhe stërvitja e ditëve të shkuara më la pa fjalë. Pashë diçka që më zbaviti”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu