Capello kritikon futbollin italian duke dhënë shembullin Ibra, Ribery, Chiellini e Ronaldo…

Intervistuar nga Corriere dello Sport, Fabio Capello foli për gjendjen e futbollit italian duke thumbuar jo pak… Sigurisht, nisur nga disa lojtarë që janë në moshë të madhe por që japin kotributin dhe janë lider, mes tyre Zlatan Ibrahimovic…

“Ancelotti fitoi shumë jashtë Italisë, Conte goditi në shenjë në vitin e parë te Chelsea, Sarri solli Europa League në Londër, Ranieri firmosi mrekullinë e Leicester. Nuk është një problem stoli dhe trajnerësh, por një problem material.

Teknik do të thoja. Kur sheh që një 40 vjeçar si Ibra bën diferencën, që Ribery ndikn, që Ronaldo shënon gola, që Palacio mban Bologna dhe Chiellini është ende ndër më të fortët, e kupton se ka diçka që nuk shkon me nivelin e të tjerëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu