Capello: Ja si Milani anuloi Ronaldon, hera e fundit kishte ndodhur te Juventus-Atalanta!

Cristiano Ronaldo ishte zero në sfidën ndaj Milanit, ashtu si ndodhi dikur ndaj Atalanta. Portugezi nuk u dallua për asgjë përveç një pasimi për McKennie brenda zone.

Fabio Capello, për Sky Sport, shpjegoi se ku qëndron problemi te portugezi që ndodh të zhduket në të tilla ndeshje.

“Kjo ishte një nga ndeshjet më të dobëta të tij, për të mos thënë me e dobëta. Megjithatë, Juventusi fitoi edhe pa të. Problemi është se sa herë rritet ritmi i lojës dhe shpejtësia, ai has vështirësi”.

“Milani luajti fort dhe me presing, ndaj Ronaldo nuk mundi të bënte diferencën. Kjo ndodhi edhe te Juventus-Atalanta në Torino, nëse e mbani mend”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu