Ka përfunduar aventura e José Maria Callejon me bluzën e Napolit.
Kontrata e lojtarit me të kaltrit nuk është rinovuar, kështu futbollisti është i lirë të gjejë një sistemim të ri.
Në këto vite spanjolli ka treguar që është një element thelbësor, i urtë dhe sakrifikues.
Callejon, para së gjithash është një sulmues i jashtëm, që siguron shumë gola dhe asiste.
Një profil që – pavarësisht moshës – mund të jetë i dobishëm për Milanin.
Mosha, siç është thënë, mund të jetë një pengesë por Callejo në vitet e tij në Napoli ka treguar se është i fortë fizikisht si pak veta, duke mos pësuar asnjëherë një dëmtim.
Një e dhënë statistike që nuk mund të injorohet.