Calhanoglu te Milani edhe në vazhdim, Stefano Pioli i ka bërë kërkesë Maldinit për dy arsye

Milani po përpiqet që të bëjë goditjen e dytë pasi ka siguruar Maignan në portë. Sigurisht që po flasim për një lojtar që ka provuar veten dhe ka bindur si Tomori.

Brenda ditësh pritet zyrtarizimi për një investim 28 mln euro, me Chelsea të gatshëm që të pranojë pagesën e ndarë duke i ardhur në ndihmë Milanit.

Në anën tjetër, bisedimet për Giroud me parametra zero vazhdojnë dhe palët janë më pranë se kurrë: kontratë 2 vjeçare me 4 mln euro për francezin.

Ndërkohë, sipas Sky Sport, sonte janë rihapur bisedimet për rinovimin e Hakan Calhanoglu, kërkesë specifike e trajnerit Stefano Pioli.

Për turkun oferta prej 4 mln eurosh nuk ndryshon, ndërsa ai kërkon 5 mln euro. Maldini duket se i ka dhënë kohë 1 javë maksimumi numrit 10 për të pranuar ose jo, ndërsa mund të përfshihen edhe bonuse specifike.

Në fakt, trajneri nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin e tij për turkun, duke e parë si element tepër thelbësor të ekipit.

Mes cilësive të tij, për Pioli është sidomos fakti që di të bëjë dy fazat mrekullisht. Calhanoglu është mesfushor sulmues atipik dhe fantazist i fshehur.

Përveç se është në sulmin frontal, ai edhe mbron dhe shpesh e gjen përpara prapavijës duke bërë digën dhe ndihmuar Kessie e Bennacer për të rikuperuar topa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu