Calhanoglu-Milan, takim gati vendimtar sot! Turku e ka shprehur dëshirën e tij

Hakan Calhanoglu dhe Milani janë më pranë rinovimit. Gazzetta dello Sport sot shkruante mbi një akord për sa i përket rrogës së turkut që dëshiron 5 mln euro në sezon, por që oferta kuqezi është ndalur në 4 mln euro.

Palët do të diskutojnë për bonusin që mund të ndajë gjithçka dhe të jetë rreth 500 mijë euro.

Takimi mes agjentit Gordon Stipic dhe drejtuesve kuqezi Maldini e Massara do të zhvillohet sot pasdite në “Casa Milan” dhe pritet që të ketë një tym të bardhë, pasi një tjetër shtyrje do të vështirësonte situatën.

Calhanoglu, në anën tjetër, pret i qetë dhe përgatit ndeshjen e radhës.

Turku i ka shprehur qartë mesazhin e tij agjentit: ai dëshiron të vazhdojë te Milani, ku ka gjetur veten dhe dimensionin që kërkonte. Ndaj, një largim i tij duket gati i pamundur në këtë moment.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu