Hakan Calhanoglu po lidhet shumë me Milanin.
Klubi kuqezi dhe mesfushori turk, sipas asaj çka raporton Tuttosport, mund të kenë gjetur një marrëveshje mbi bazen e 3 milionë eurove neto në sezon.
Sezoni i madh i kaluar si një lider i vërtetë nga ana e ish lojtarit të Leverkusen ka bindur drejtuesit t’i ofrojnë një kontratë deri në 2024.
Calhanoglu do të jetë një nga elementët më të rëndësishëm të Milanit dhe ka nga ana e tij edhe moshen, duke konsideruar që është i vitit 1994 me një eksperiencë të konsiderueshme edhe në nivel internacional. Dëshira për të marrë pjesë në Champions League është e forte, por akoma më e vendosur është dëshira për të kthyer Milanin në nivelin e dikurshëm.
Motivime që kanë sjellë tek një rinovim kontrate të dashur shumë nga të dy palët.