Calhanoglu-Milan, jemi te titrat! Maldini humb durimin, nuk i lutet askujt

Hakan Calhanoglu është gjithnjë e më larg Milanit. Numri 10 turk nuk u ka dhënë ende një përgjigje kuqezinjve dhe ndjenja është se ajo nuk do të mbërrijë kurrë.

Në tryezë ekziston gjithmonë oferta prej katër milion eurosh në sezon. Një ofertë që nuk bind turkun dhe shoqëruesin e tij, të cilët po joshen nga propozimi i rëndësishëm nga Katari, i cili do ta lejonte atë të fitonte praktikisht dyfish.

Për lojtarin turk, megjithatë, hipoteza e Juventusit nuk mund të përjashtohet ende.

Durimi i Milanit me të vërtetë duket se ka mbaruar. Rossonerët nuk kanë ndërmend të përmirësojnë ofertën e tyre, pavarësisht se Calhanoglu u konsiderua themelor nga Stefano Pioli.

Kuqezinjtë po lëvizin për pista të tjera tashmë dhe të vetëdijshëm se kanë bërë maksimumin. Ashtu si me Donnarumma, do të shkohet mur kundër mur dhe nuk do të ketë asnjë tolerim.

De Paul është objektivi dhe dëshira e madhe, por 40 mln eurot që kërkon Udinese janë ende shumë dhe konkurrenca me Atletico Madrid është e ndezur, aq sa spanjollët kanë arritur deri në 30 mln euro ofertë.

Milani ka vetëm armët e lojtarëve: pra duke futur dikë në tratativë dhe identikiti që i pëlqen Udinese është Hauge, që ka një vlerësim rreth 15 mln euro nga kuqezinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu