Calhanoglu kapet “mat” në Torino! Tifozët e Juventusit e bëjnë të kryer, kuqezinjtë indinjohen!

A është Hakan Calhanoglu në Torino? Fantazisti i Milan u shfaq së bashku me Demiral në një “histori” të mbrojtësit në rrjetert sociale, në të cilën ekziston etiketimi i kryeqendrës së Piemonte.

Të dy futbollistët e ekipit kombëtar turk janë shumë miq dhe nuk është hera e parë që ata kanë treguar fotografi në të cilat shfaqen së bashku, por kjo, duke pasur parasysh thashethemet më të fundit në treg, nuk bën gjë tjetër veçse nxit aludimet që e çojnë kuqeziun te Juventusi, duke filluar sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që kontrata e Calhanoglu do të skadojë më 30 qershor 2021 dhe deri më sot, përkundër dëshirës së Milanit për të vazhduar së bashku, tymi i bardhë nuk ka mbërritur.

Tifozët kuqezi, në mediat sociale, pasi panë postimin shprehën shqetësimin, ndërsa tifozët bardhezi, nga ana tjetër, e marrin marrëveshjen si një fakt të kryer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu