Intervistuar nga DAZN dhe Goal, Hakan Calhanoglu bëri këto deklarata pas ndeshjes mes Milanit dhe Bologna-s, por edhe rilindjen e tij, fillimin e sezonit dhe objektivat.
Numri “10” kuqezi tashmë është kthyer në një futbollist total.
Në lidhje me Pioli: “Stefano Pioli na solli shumë nga pikëpamja taktike. Asgjë kundër paraardhësit të tij Marco Giampaolo, por disi sistemet e tij nuk kishin arritur te ne ose nuk u kuptuan, kurse me Pioli funksionon shumë më mirë.
Kthimi i Ibrahimovic, mentaliteti i tij dhe cilësitë që zotëron ende e çojnë ekipin në rritje. Për mua personalisht, ishte e rëndësishme që më në fund të isha në gjendje të luaja në pozicionin tim të preferuar përgjithmonë dhe trajneri ma bëri të mundur”.
Në lidhje me Ibra: “Zlatan ka kaq shumë ide që dëshiron t’i realizojë me ne në fushë. E gjithë përvoja e tij na ndihmon më tej dhe, mbi të gjitha, dëshira e tij e pakushtëzuar për të fituar. E gjitha fillon me stërvitjen.
Zlatan dëshiron të fitojë çdo ndeshje të vogël stërvitore. Është shumë ambicioz dhe nxehet shumë kur humbet. Zlatan më njihte mua dhe cilësitë e mia edhe para se të kthehej në Milano.
Ai gjithmonë më kërkon të luaj lirshëm, të mos mendoj shumë dhe të jem gjithmonë 100% i përqendruar. Gjithashtu më thotë për sa kohë që trupi im është kapitali im. Ai më kalon përvojat e tij. Në fushë e di se si ai lëviz dhe ai i njeh gjithashtu lëvizjet e mia”

Për Rangnick: “Me gjithë respektin e duhur për Ralf Rangnick, sepse unë e njoh atë nga Bundesliga dhe shumë më kanë pyetur për të, pavarësisht thashethemeve, Pioli jepte 100% çdo ditë dhe ne e shpërblenim në fushë”.
Për objektivat: “Duam të ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen mbi traditën, rreth Franco Baresi dhe Paolo Maldini. Qëllimi ynë është qartë të arrijmë në Ligën e Kampionëve. E kemi mirëpritur Tonalin, Zlatan ka rinovuar, duam të arrijmë diçka. Në çdo rast, shpresat e mia janë të mëdha”.