Calhanoglu hesht, Donnarumma jep mesazhin e madh mbi rinovimin e kontratës!

Gigio Donnarumma dhe Milani, një raport i shkëlqyeshëm që duhet të vazhdojë dhe – sipas të gjitha gjasave – do të vazhdojë.


Për herë të parë pas shumë kohësh, portieri kuqezi me numër “99” që sot ishte i pakalueshëm dhe në dy momente shpëtoi portën mrekullisht nga pësimi i golit, ka thyer heshtjen dhe ka folur për rinovimin.

“Jemi duke punuar mirë, skuadra po bën mjaft mirë dhe ky është moment pozitiv”, tha ai për DAZN.

Më pas, i ngacmuar për rinovimin, Donnarumma la të kuptonte se praktikisht gjërat po shkojnë mjaft mirë.

“Jam shumë i qetë dhe jam i lumtur te Milani! Me të tjerat merret agjenti im, ai do të dijë se çfarë të bëjë. Por unë shijoj momentin tani. Dua të mbetem jashtë kësaj historie”.

Kontrata e Donnarumma skadon në qershor të vitit të ardhshëm, por ndryshe nga Calhanoglu, duket se numri “99” e ka ndarë mendjen për të vazhduar sidomos sepse po zbavitet dhe tashmë pas vitesh vuajtje po sheh dritë në fund të tunelit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu