Calhanoglu, fjalë lideri pas humbjes! Mesazhi i turkut për tifozët kuqezi

Hakan Calhanoglu tashmë është totalisht një lider i Milanit. Një futbollist që nuk dorëzohet edhe në vështirësi, që është shpirti i ekipit dhe që personaliteti i tij po del në pah pas vitesh ku nuk ka qenë në lartësinë e investimit që u bë dikur duke e marrë nga Leverkusen.

Turku u shpall Lojtari i Dhjetorit në Serie A dhe u çmua përpara ndeshjes në prani të Paolo Maldinit. Natyrisht, humbja ndaj Juventusit ishte nota negative dhe që prishi mbrëmjen.

Por, në postimin e tij në Istagram, Calha e di mjaft mirë si të motivojë ekipin dhe të ngrejë lart moralin e tifozëve.

“Jam me të vërtetë krenar që jam emëruar Lojtari i Muajit Dhjetor në Serie A”.

“Siç e kam thënë gjithmonë – shtoi lojtari turk – ky nuk është një çmim individual por është fryt i punës të gjithë ekipit. Unë jam mirënjohës që jam pjesë e këtij grupi.

Dje kemi humbur dhe, natyrisht, na vjen shumë keq, por premtoj se do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për t’i bërë tifozët tanë të lumtur në fund të sezonit. Forza Milan”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu