Calhanoglu, fantazia në pushtet: Milani mbështetet te numri “10”, i ndrojturi që u bë lider

Cilësia teknike e Hakan Calhanoglu nuk është vënë në dyshim asnjëherë. Edhe kur turku u përpoq të tregonte veten ose të përshtatej me futbollin italian.

Sot, megjithatë, numri 10 i Milanit është rritur në të gjitha aspektet, falë kujdesit të dyfishtë: Stefano Pioli dhe Zlatan Ibrahimovic.

Besimi, pjekuria, vetëdija për të qenë një lider në radhët e kuqezinjve.

La Gazzetta dello Sport vlerëson sot Calhanoglu, i cili ka luajtur një pjesë të rëndësishme në 17 golat e shënuar nga Milani muajt e fundit. Vendimtar, midis golave ​​të shkëlqyer dhe me peshë, por dhe asistimeve fituese.

MILAN, ITALY – JULY 24: Hakan Calhanoglu of AC Milan celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between AC Milan and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on July 24, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Pas Ibrahimovic, Calhanoglu gjeti ndjenjën dhe besimin në paraqitjet e tij, aq sa krijoi një marrëdhënie të shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës me kampionin suedez. Një tandem që Milani synon ta mbajë afër, aq sa Pioli nuk mund të injorojë të dy.

Ajo që bie në sy është ndjenja e përgjegjësisë së ish-lojtarit të Leverkusen. Nga një lojtar cilësor, por jo shtylla kurrizore, Calhanoglu është kthyer në një lider të patrembur: duke kërkuar të godasë penalltinë kundër Rio Ave në minutën e 95-të, një hap larg eleminimit nga Liga e Evropës.

Pikëpyetja e vetme mbetet kontrata. Ajo e Calhanoglu me Milanin skadon në qershor 2021. Duhet gjetur urgjentisht koha dhe mënyra për të rinovuar, për të vazhduar këtë histori të shkëlqyeshme të rritjes dhe lidhjes me fanellën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu