Calhanoglu ende pa përgjigje, Sky Sport: “Milani ka ende besim për një arsye kryesore”

Manuele Baiocchini, gazetari i Sky Sport, i cili foli në një nga emisionet e Sky Sport, u ndal te rinovimi i kontratës së Hakan Calhanoglu.

“Oferta e Al-Duhail nuk e ka bindur plotësisht Calhanoglu, kështu që Milani po përpiqet të bindë lojtarin turk me ofertën që kishte bërë tashmë, por me sigurinë e Champions League në xhep.

Nuk ka shumë besim, por ka një shpresë të vogël për të bindur Calhanoglu, sepse për momentin, ai nuk ka asnjë ofertë tjetër përveç asaj të Milanit dhe të klubit të Katarit.

Do të shohim nëse ndonjë ekip tjetër do të dalë në fillim të Kampionatit Evropian apo jo”.

Milani nuk dëshiron të humbasë shumë kohë dhe brenda një jave lojtari duhet të japë përgjigje ndryshe mund të ndodhë si me Donnarumma. Oferta kuqezi mbetet 4 mln euro, kurse kërkesa e Calhanoglu mbi 5 mln euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu