“Calhanoglu drejt largimit, kujdes me pistën De Paul! Mësova se Raiola nuk ka punë aspak…”

Franco Ordine, gazetari i “Il Giornale”, i ftuar në emisionin “Tutti Convocati” te Radio24 ka folur për situatën e lidhur me Calhanoglu dhe merkaton:

“Do të jetë java e largimit? Kam një përshytpje neto mbi këtë që do të ndodhë dhe që është e pashmangshme, ndryshe nuk do të kishin nisur kontaktet me Ilicic dhe De Paul…

Mora vesh me kënaqësi të madhe se De Paul nuk i ka dhënë prokurën e tij Mino Raiola-s, por vetëm një farë leje për të negociuar agjenti vetëm jashtë Italie.

Sa i përket frontit italian, në bisedime paraqitet agjenti historik i De Paul. Pra, kjo është një pengesë më pak gjatë rrugëtimit të verës dhe merkatos”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu