Calha-Milan, diferenca 1 mln euro, por rritet optimizmi! Rol kryesor do të luajë ky kusht…

Vullneti i Hakan Calhanoglu është të qëndrojë te Milani por rinovimi mbetet ende në ajër dhe distanca prej 1 mln eurosh po mban palët ende pa shtrënguar duart edhe pse deri tani ka pasur tre takime mes Maldinit dhe agjentit të turkut.

Milani ofron 4 mln euro përfshirë edhe bonuset, ndërsa Calhanoglu nuk firmos pa 5 mln euro. Ekziston optimizëm i qartë se do të vijë rruga e mesme me Gordon Stipic që do të akordohet me drejtuesit kuqezi.

Por, kushti kryesor do të jetë natyrisht Champions League.

Shumë lëvizje në “Casa Milan” do të ndodhin pasi të jetë siguruar ky kompeticion, që do të thotë se nëse Milani do të arrijë të fitojë të paktën 5 nga 6 ndeshjet e ardhshme atëherë do të jetë kryer thuajse gjithçka… (raporton Corriere dello Sport)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu