Calha driblon Milanin, mendon për sfidën ndaj Italisë: “Fola në telefon me Bonucci…”

Duke folur në Sky Sport, Hakan Calhanoglu u ndal te ndeshja midis Turqisë dhe Italisë, që do të hapë Europianin 2020.

Mesfushori fantazist turk ende nuk ka kthyer përgjigje te Milani për ofertën kuqezi për rinovim dhe vazhdon të mbajë pezull të ardhmen.

Fokusi i tij te ndeshja Europianit: “Për mua do të jetë një ndeshje shumë e veçantë. Unë luaj në Itali, dhe fakti që do të zbres në fushë në një qytet italian është i veçantë për mua dhe për shokët e mi turk që luajnë për ekipet italiane.

Unë gjithashtu fola me Bonucci në telefon ishte një bisedë argëtuese. E njohin mirë ekipin tonë, ata i njohin lojtarët tanë. Ata na marrin seriozisht”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu