Caldara prezantohet te Venezia dhe tregon pse nuk i eci te Milani!

Mattia Caldara, lojtari i ri i Venezia, i cili mbërriti në huazim nga Milani, u prezantua sot në një konferencë për shtyp. Ai ka shpjeguar pse nuk i kanë ecur vitet e fundit…

“Me siguri kur dëgjova qe trajneri dhe klubi i Venezias me kerkuan, kishte një unitet të menjëhershëm të qëllimit dhe do të përpiqem të përfitoj nga të gjitha mundësitë për të ndihmuar ekipin dhe për të treguar se çfarë lojtari jam.”

Keni pasur shumë oferta edhe nga klube të tjera?
“Po, kam pasur shumë oferta, por që nga bisedimet e para me trajnerin Zanetti dhe drejtuesit e Venezia ndjeva diçka ndryshe dhe vendosa të zgjedh Venezia”.

A jeni stervitur deri më tani me Milan, si është gjendja juaj fizike?
“Unë jam mirë, jam stërvitur në përgatitje me Milanin dhe jam mirë, jam këtu për të dhënë më të mirën time”

Ju keni pasur një karrierë të pafat, duke pasur parasysh vitet e fundit me shumë lëndime. Mendoni se mund të jetë edhe gabim i juaji?
“Sigurisht që ka pasur edhe gabime nga ana ime, por padyshim që fati i keq më goditi shumë. Shpresoj që këtë vit të mund të jap më të mirën time.”

Serie A, “varreza e sulmuesve” si mendoni?
“Unë besoj se në Serie A ka sulmues të mëdhenj si Ibra dhe CR7, kështu që nuk jam dakord që Serie A të përcaktohet kështu”

Mendoni se presioni ka ndikuar në karrierën tuaj pasi keni luajtur edhe në klube të mëdha?
“Sipas mendimit tim jo. Unë thjesht kisha shumë fat të keq me lëndimet, por në përgjithësi nuk vuaj nga presioni, kam luajtur në tre klube të mëdha si Atalanta, Milan dhe Juventusi, ku nuk e ndjeja presionin e ekipit. “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu