CALCIOMERCATO: Pjanic te Milani? Agjenti i boshnjakut ka lëvizur

Miralem Pjanic dëshiron kthimin në Serie A, pas një sezoni totalisht për t’u harruar te Barcelona.

Boshnjaku sezonin e shkuar u largua me dëshirën më të madhe për të veshur fanelën blaugrana por gjërat nuk shkuan ashtu si do të kishte dashur dhe luajti fare pak.

Tani është jashtë planeve të Koeman.

Në Itali, Pjanic ka luajtur me Romën (5 sezone) dhe Juventusin (4 sezone).

Bardhezinjtë e duan sërish në skuadër, me trajnerin Allegri që po insiston të punojë përsëri me mesfushorin boshnjak.

Juventusi ofron Aaron Ramsey në shkëmbim, marrëdhëniet me Barcelonën i ka të mira, por mesfushori uellsian përfiton për momentin një rrogë që drejtuesit e klubit katalanas nuk mund t’ia paguajnë dot (7 milion euro).

Në kushte të tilla, agjenti i Pjanic, Fali Ramadani është nisur drejt Milanos.

Calciomercato shkruan se menaxheri me origjinë shqiptare i 31-vjeçarit, ka programuar takime me drejtuesit e Interit dhe Milanit, për t’i ofruar shërbimet e lojtarit, i cili ka vetëm një dëshirë: të rikthehet në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu