Calciomercato: Milani pas mesfushorit te ri te Olympiacos

Politika e re e Milanit ne treg eshte e qarte: te riforcoje dhe rinovoje skuadren me lojtare te rinj brenda standardeve te pagave qe do te imponoje CEO i klubit, Ivan Gazidis. Ne kete kendveshtrim, Calciomercato raporton se ka pasur zera nga Greqia per nje interes te kuqezinjve per Mady Camara, mesfushorin 23-vjecar nga Guinea qe luan per Olympiacos, per te cilin mund te kete nje duel me Arsenalin.

Ne lidhje me te ardhmen e tij, Calciomercato ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Pierre Issa i cili u shpreh se shume klube europiane kane shfaqur interes per mesfushorin por fillimisht do te presin si do te perfundoje sezoni me Olympiacos. “Per momentin ai eshte i lumtur ne Athine dhe deshiron te fitoje trofe para se te beje ndonje zgjedhje ”, tha agjenti i lojtarit.

Por agjenti i mesfushorit nga Guinea tha se lojtaret afrikane ne pergjithesi kane patur sukses ne Serie A dhe Italia mund te jete nje opsion per lojtarin.

Pierre Issa: “Nuk ka nje vend apo lige te preferuar per lojtarin, sepse çeshtja kryesore per te, eshte te luaje ne nje ekip te shkelqyeshem, te vazhdoje te permiresohet dhe te fitoje tituj. ​​Kjo mund te ndodhe si ne Itali, Angli apo Gjermani. Pastaj dihet per te gjithe se shume lojtare nga kampionati grek dhe ne pergjithesi lojtaret afrikane kane qene te suksesshem ne Serie A, prandaj kjo eshte e nevojshme te rikujtohet para se te merret nje vendim per te ardhmen”.

Nese kartoni i tij kushton 25 milion euro?, Issa: Me krizen qe po prek te gjithe boten dhe jo vetem futbollin ne nuk mund ta dime se cili do te jete buxheti i klubit, por me siguri qe do te ulet. Keshtu qe sot eshte e veshtire te thuash nje çmim “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu