Milani i shikon të gjithë nga lart poshtë. Fillim i shpejtë për ekipin e Stefano Pioli që rinis kampionatin zjarr!
Një rekord që është rezultat i shtatë ndeshjeve deri më tani pa të meta, megjithë defektet (në veçanti penalltitë e Ibrahimovic dhe goditjet standarte) të pësuar në këtë fillim të Serie A.
Ekipi kuqezi i mban këmbët fort në tokë, por ndërkohë po mendon edhe se si të forcojë skuadrën.
Një nga emrat që mund të zgjojë imagjinatën e Paolo Maldini është ai i Jeremie Boga.
Sulmuesi i Sassuolo është kthyer pas një mungese të gjatë për Covid dhe mbetet një nga talentet më të vlerësuar në kampionatin italian.

Kuqezinjtë mendojnë për të që do ta bënte repartin sulmues edhe më të plotë dhe ata mund të vendosin norvegjezin Hauge “në pjatë” – sipas Calciomercato.
21-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësirë deri më tani dhe mund të ketë më shumë shanse në fushë me Roberto De Zerbi.
Transferimi përfundimtar i Boga, i vlerësuar në rreth 40 milion euro në verë, do të kishte gjithashtu një pasojë tjetër. Lëvizja e Leao në qendër të sulmit: braziliani mund të përdoret si zëvendës Ibrahimovic, një zgjidhje që mund të jetë e dobishme kur të vijë koha për të gjetur zëvendësuesin e Ibrahimovic.