CALCIOMERCATO: Klauzola “Bennacer”, Milani sivjet refuzoi 4 ekipe, por vitin tjetër…

Ismael Bennacer është një nga futbollistët më të zhvilluar dhe i cili ka shpërthyer më shumë nën drejtimin e Stefano Pioli.

Algjeriani, i cili mbërriti nga Empoli në verën e vitit 2019 për 16 mln euro, është një nga pikat fikse të Milanit: është e pamundur sot të imagjinohet një ekip pa të.

Futbollisti, i cili do të mbushë 23 vjeç më 1 dhjetor, po rritet ndeshje pas ndeshje përkrah Franck Kessie, me të cilin ai formon një çift vërtet perfekt.

Në merkaton e fundit të transferimeve, disa skuadra trokitën në derën e Milanit.

Klubet kryesore si Psg, Real Madrid, Manchester United dhe City po mendojnë për Bennacer por kuqezinjtë kanë ngritur një mur.

Nga vera e ardhshme gjithçka do të jetë pak më e komplikuar: për ish-Empolin, në fakt, siç është thënë disa herë, një klauzolë lirimi do të aktivizohet.

Kush dëshiron ta marrë nga Milano do të jetë në gjendje ta bëjë këtë duke paguar 50 milionë euro.

Calciomercato.com thekson se klauzola është e vlefshme vetëm për jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu