Calciomercato: Ja si ndryshon Milani me 4 kandidatet qe zevendesojne Piolin.

“Nje vere ne te cilen qendron perpara nje revolucion i ri”, e cileson CalcioMercato situaten e Milanit ku tregon se si mund te jete fytyra e klubit pas largimit te Piolit.

Konfirmimi trajnerit nga Parma ne stolin e kuqezinjve duket gjithnje e me e veshtire. Duket se Gazidis ne fakt ka vendosur te ndryshoje postin e teknikut . Ekzistojne disa arsye: nga zhvleresimi i disa lojtareve si Leao dhe Paqueta, te rinj per te cilet klubi duhej te synonte perkundrazi, deri te disa humbje ne ndeshjet kryesore si ato kunder Atalantes dhe Interit. Ka kater profile per te zevendesuar Pioli. Pista e Rangnick, pavaresisht fjalet te gjermanit, nuk do te hidhet poshte, rriten kuotat per Unai Emery, ndersa ne skene eshte dhe Marcelino dhe Luciano Spalletti i vetmi italian mes 4 kandidatev, i cili duket veshtire te arrihet.

Emri i Unai Emery eshte lidhur edhe ne te kaluaren me stolin e Milanit. Trajneri bask aktualisht eshte i lire nga angazhimet duke marre parasysh shkarkimin nga Arsenali. Profili i tij vleresohet nga udheheqesit e kuqezinjve, veçanerisht nga Gazidis, i cili e solli ne Londer. Tashme do te kene nisur kontaktet e para me trajnerin bask, i cili ka treguar se mund te fitoje, sidomos ne Evrope. Gazidis mund ta bindte perseri por kete here te “martohej” me projektin e kuqezinjve dhe spanjolli mund te thoshte po per idene e ringjalljes se nje nga klubeve me prestigjioze ne skenen evropiane. Emery shpesh ka aplikuar ne skuadrat e tij skemen 4-2-3-1, por thuhet se ai gjithashtu mund te vendose qe te perqendrohet ne mbrojtjen me tre lojtare, siç ndodhi me Arsenalin ne shume raste. Ne kete rast, Theo Hernandez do te avanconte para, ndersa Rebic mund te pozicionohej si sulmues i dyte. Emery ka treguar se ka qene ne gjendje, veçanerisht te Arsenali, te vleresoje disa lojtare te rinj dhe ka mundesi qe ai te mund te beje te njejten gje me Milanin. Ardhja e tij mund te beje qe Milani i te trokase ne dyert e topcionjve te Arsenal per Torreira, ndersa nuk mund te perjashtohen edhe lojtaret e rinj si Maitland-Niles, nje djalosh i ri qe luan si mbrojtes i avancuar ne te djathte apo mbrojtesve francez N’Dicka dhe Wesley Fofana.

Deri me tani Ralf Rangnick eshte ne “pole” per stolin e kuqezinjve. Gjermani duket se eshte zgjedhja e pare e Gazidis per idete e tij revolucionare te treguara si ne Hoffenheim ashtu edhe ne Leipzig. Rangnick do te luante rolin e dyfishte ne Milano ate te trajnerit dhe drejtorit sportiv, por ai kohet e fundit mohoi çdo marreveshje te arritur me klubin. Pista qe te çon tek ai, megjithate, nuk eshte zbehur  aspak. Me te Milani do te investonte ne treg ne lojtare te rinj me perspektive dhe nje futboll dinamik, dhe me nje rroge fikse pak a shume per te gjithe, ku per kete arsye, qendrimi i Donnarummes, me trajnerin gjerman do te ishte e pamundur.

Hipoteza Luciano Spalletti eshte me e nderlikuar. Trajneri toskan ishte zgjedhja e pare e kuqezinjve pas shkarkimit te Giampaolos. Spalletti mbetet akoma i lidhur me Interin dhe per ta liruar atij i duhet nje leje e posacme, e cila gjate veres mund te zgjidhet me qetesisht. Sidoqofte, duket e veshtire, pasi me skemen 4-2-3-1 qe aplikon ai nuk mbeshtetet shume ne permiresimin e lojgtareve te rinj, (politiken qe do klubi), por do te kerkonte lojtare me eksperience si Gotze dhe Thiago Silva apo dhe ish nxenesin e tij Mauro Icardi.

Opsioni i fundit eshte Marcelino, ish-trajneri i Villarreal dhe Valencia. Spanjolli ne tre vitet e fundit ne Spanje ka arritur gjithmone kualifikimin ne Champions League. Me skemen e tij 4-4-2 ai mund te konfirmonte Castillejon si titullar dhe te rivendoste Musacchio (qe e ka pasur dhe tek Villareal) ne mbrojtje, ndersa per sa i perket merkatos ai mund te kerkonte te perqendrohej ne disa talente spanjolle, si mesfushori 20 vjecar Ferran Torres i kerkuar nga disa klube te medhaja Evropiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu