CALCIOMERCATO: Donnarumma, lëvizja surprizë e Milanit. Inter dhe Juventus nuk trembin

Thashethemet këtë mëngjes në lidhje me Donnarumma kanë krijuar disa polemika në rrjetet sociale. Negociatat duket se po shkojnë mirë, por siç duket Raiola vazhdon të hedhë “pluhur polemikash”.

Përveç kësaj, u përfol madje edhe për hijen e Juventusit dhe Interit që po bëhen gjithnjë e më të interesuara.

Megjithatë, nga Casa Milan vazhdon të filtrojë një qetësi për të ardhmen e portierit.

Calciomercato.com bëri një vlerësim të situatës në lidhje me këtë çështje. Duket se oferta e kuqezinjve është më e lartë se më parë: nga 6.5 në 7 milion neto, pa bonuse.

Kërkesa e Raiola-s është 8 milion: agjenti është i bindur që Gigio meriton një pagë edhe më të lartë për ato që demonstron.

Milan mbështetet në dy pika: momentin e vështirë historik të industrisë së futbollit dhe ekuilibrin e dhomës së zhveshjes (me 8 milion do të fitonte edhe më shumë se Ibrahimovic).

Sa i përket klubeve në fjalë, Juventusi ka qenë gjithmonë në rreshtin e parë: marrëdhënia e shkëlqyeshme me Raiola është ajo që frikëson më shumë, por Milani është i sigurt që Donnarumma nuk do ta tradhtojë kurrë ekipin e zemrës së tij.

Në sfond gjithmonë Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por nuk ka negociata.

Ndërkohë, një çështje tjetër me gjemba është akoma e hapur: klauzola e lirimit. Sipas Raiola ajo duhet të futet, veçanërisht nëse Gigio nënshkruan një kontratë të re 4-5 vjeçare.

Agjenti dëshiron të shohë klientin e tij në Champions League, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Calciomercato.com mbyll analizën e saj me pikën e takimit midis ofertës dhe kërkesës: marrëveshja mund të vijë me një sakrificë të mëtejshme nga Milani, i cili së shpejti mund të vendosë të lëvizë deri në 7.5 milion plus bonuse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu