Calcio & Finanza: Elliott ka investuar mbi gjysmë miliardi euro te Milani deri tani!

Ditët e fundit, u depozitua në Luksemburg pasqyra financiare deri në 31 Dhjetor 2019 nga Project Redblack, ose ndryshe kompania e kontrolluar nga Elliott, e cila zotëron 100% të Rossoneri Sport Investment Luxembourg dhe, për këtë arsye, 99.93% të aksioneve të Milani!

Calcio & Finanza konsultuan dokumentin në fjalë për të zbuluar shifrat e sakta të të gjitha pagesave të bëra nga Elliott në arkat e klubit që nga blerja e tij e deri tani.

Më 31 Dhjetor 2019, Projekti Redblack siguroi burime për pagesa të Milanit për një total prej 86.75 milion euro.

Kjo shumë i shtohet 383.5 milion të vendosura në arkat e klubit kuqezi midis 2 gusht 2018 dhe 26 nëntor 2019.

Prandaj, duke marrë parasysh edhe pagesat e bëra në vitin 2020, një total prej 470.25 mln euro paguar nga Elliott.

Kjo shifër, nga ana tjetër, duhet t’i shtohet afërsisht 300 milion eurove të investuara nga fondi amerikan për të marrë kontrollin nga Li Yonghong, duke zbatuar zotimin mbi aksionet e AC Milan.

Nga shuma totale bruto e 770.25 milion euro, megjithatë, duhen hequr 128 milion euro borxh që rrjedh nga dy detyrimet e lëshuara në qershor 2017 nën menaxhimin e Fassone,  që Milani i ri i Elliott i ka shlyer fondit pas shitjes së klubit nga Li Yonghong.

Investimi i përgjithshëm neto i Elliott te Milani arrin në 642.25 milion euro deri në 10 shtator 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu