Calabria:Bergamo?Fitore fondamentale.Piatek dhe Paqueta fantastik.

Calabria: Ne Bergamo morrem nje fitore fondamentale kunder nje konkurenti direkt. Atalanta ashtu si ne ishte duke kaluar nje periudhe shume te mire dhe ishte nje ndeshje e veshtire por qe arritem te dalim me 3 pike. 

Paqueta dhe Piatek? Ata jane djem te vertete,kane ardhur me deshire te madhe per tu stervitur,nuk kane dhene asnjehere asnje pretekst dhe japin gjithmone 100%.Jane pershtatur menjehere me ekipin. Nese Piatek nuk do te kishte shenuar ate gol fantastik ndaj Atalantes nuk e di si do shkonte ndeshja,ai e zgjidhi ndeshjen. Jane dy djem fantastik.

Conti? Eshte gjithmone shume mire qe ne skuadra te medha te kete lojtare te rendesishem qe mund te japin gjithcka ne ate pozicion,me pas varet dhe nga forma e momentit. Kam luajtur me ate bashke ne kombetaren Italiane,une si mesfushore dhe ai si mbrojtes dhe jemi pershtatur mjaft mire.

Gattuso? Nuk mund te kerkoj me shume ne kete sezon per Gattuson,fale tij kam shperthyer.Me Gattuson i cili punon shume me fazen mbrojtese dhe rezultatet tashme shihen,si lojtar dhe si njeri brenda skuadres me ka dhene shume dhe mund te me japi akoma me shume.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu