
Gjatë intervistës dhënë Corriere dello Sport, Davide Calabria foli për marrëdhënien me Pioli dhe konkurrencën midis mbrojtësve të krahut:
“Ne flasim dhe flisnim shumë me mister Pioli, veçanërisht në periudhën kur unë nuk po ia dilja dhe kur ekipi nuk po bënte mirë.
Duke folur, kuptuam cilat ishin pikat për t’u përmirësuar dhe kjo nënvizon se sa e rëndësishme është të diskutosh brenda një ekipi për t’u rritur.
Bisedat na ndihmuan dhe më dhanë besim dhe në fushë mendoj se i kam kthyer përgjigjen e besimit që ai më dha.
Nëse më stimulon konkurrenca me Dalot dhe Conti? Siç ka thënë trajneri disa herë, është e rëndësishme që të gjithë të ndihen titullarë.
Klubi ka marrë lojtarë të rëndësishëm dhe frytet po shfaqen në fushë. Luhet çdo tre ditë, kështu që është thelbësore që të ketë shumë alternativa, për t’u mbështetur te 20 lojtarë të gatshëm për të hyrë në fushë”.