Calabria i hidhëruar, por ndalet te aspekti pozitiv i ndeshjes!

Edhe sot një tjetër paraqitje e madhe e Davide Calabria, që komentoi barazimin ndaj Genoa për mikforonat e DAZN. Mbrojtësi shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 por ishte ndër më të mirët në fushë për kuqezinjtë.

“Ishte një ndeshje e ndërlikuar, fusha ishte e rëndë dhe gjithashtu kishim shumë mungesa. Duhet të shfrytëzojmë më shumë mundësitë, ishim të zotë që nuk u dorëzuam por arritëm të barazonim.

Jam mirë mendërisht dhe fizikisht, po përpiqem të kthej besimin e trajnerit në fushë. Po përfitoj nga vazhdimësia dhe dëshira për hakmarrje pas kritikave të shumta, sa më shumë që bën mirë, aq më shumë i ngarkon vetes për të vazhduar në këtë ekip.

Për trajnerin, gjëja themelore është të mos dorëzohesh, sidomos në këtë moment me kaq shumë ndeshje dhe kaq shumë mungesa, ne duhet të vazhdojmë këtë varg pozitiv”.

“Por, aspekti pozitiv është që po shënojmë shumë gola dhe kjo tregon se po bëjmë lojë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu