Calabria i emocionuar, poston foton dhe mesazhin e parë nga kombëtarja e Italisë!

Këtë sezon Davide Calabria ka rifilluar me këmbën e duhur pasi sezoni i fundit nuk ka luajtur në një nivel të lartë. Ai rifitoi titullaritetin e krahut të djathtë të Milanit dhe paraqitjet e mira i dhanë atij edhe fanellën e ekipit kombëtar.

Trajneri Roberto Mancini e ka përfshirë atë në listën e skuadrës për ndeshjet e ardhshme të Italisë.

Pasi ka kaluar në ekipet kombëtare të të rinjve, mbrojtësi nga Brescia më në fund është thërritur të japë kontributin e tij edhe te Italia e madhe.

Për të festuar këtë moment, Calabria ka postuar në Instagram një foto që e sheh të buzëqeshur me uniformën stërvitore të Italisë dhe mesazhin e mëposhtëm:

“Mund të jetë edhe Covid. Ndoshta po kalojmë një moment të komplikuar objektivisht. Quajeni gjithçka që dëshironi.

Por emocionin e kësaj thirrjeje të parë për ekipin kombëtar, të ditës sime të parë në Coverciano, nuk do ta harroj kurrë.

Nuk e di se si do të shkojë ky sezon, për mua dhe për Milanin tim, por puna paguan. Dhe sot të jem këtu është një ëndërr e realizuar për mua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu