Calabria: Duhej të jepnim gjithçka dhe e bëmë! Dy objektiva kam tani

I palodhur në fushë, një ndër më të mirët bashkë me Kessie dhe Tomori, Davide Calabria që bëri disa ndërhyrje të vështira edhe pse kishte një klient aspak të lehtë si Spinazzola, komentoi për “Sky Sport” suksesin…

“Kjo ishte një ndeshje thelbësore për ne, kemi ardhur këtu me energjinë e duhur, e dinim se duhet të jepnim gjithçka. Jam i kënaqur me atë që bëri ekipi, patëm një ndeshje vërtet të mirë”

Për objektivat: “I gjithë projekti i Milanit ka ndryshuar. Ne po bëjmë vërtet mirë, kampionati është me të vërtetë i gjatë. Unë synoj të përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të arrijmë objektivat, pastaj pse jo të synoj Kampionatin Evropian”.

Davide Calabria më pas postoi edhe në Twitter, duke shprehur gëzimin e tij për fitoren e madhe në Olimpico kundër Romës:

“Zemra, karakteri, vendosmëria dhe … 3 pikë! Kthehemi nga Roma të lumtur, por të vetëdijshëm se rruga është e gjatë!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu