Calabria dhe gishti i mesit drejtuar tifozëve zikaltër! Kuqeziu rrezikon skualifikim vetëm me një kusht

Një gjest shfryrje dhe pasojë e tensionit të momentit mund t’i kushtojë shtrenjtë Davide Calabria.

Mbrojtësi i Milanit, një nga më të mirët në fushë në derbin e së shtunës kundër Interit, ngriti gishtin e mesit në një mënyrë flagrante, i drejtuar nga tribuna kryesore e San Siro-s ku ndodheshin 1 mijë tifozët e Interit.

Një gjest që ka aromën e ngacmimit, por konsiderohet mjaft serioz nëse bëhet nga një lojtar që sapo ka përfunduar ndeshjen e tij.

Imazhi i gishtit të mesëm të Calabria u bë viral në rrjetet sociale në fund të derbit. Tifozët zikaltërit u tërbuan kundër mbrojtësit të Milanit, i akuzuar si fajtor për provokim pas fitores 2-1 të ekipit të tij.

Tani Calabria, sipas Corriere dello Sport, do të rrezikonte një skualifikim. Por gjithçka varet nga raporti i trupës arbitrare: nëse gjyqtari Mariani do të ketë shkruajtur në raport gjestin e lojtarit do të vinte një sanksion disiplinor.

Përndryshe Calabria ka shpëtuar, pasi nuk është një episod i provës televizive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu