Buzëqesh Pioli, së shpejti do të ketë grupin e plotë!

Në një kohë të shkurtër, Stefano Pioli më në fund duhet të jetë në gjendje të llogarisë të gjithë organikën e Milanit në dispozicion.

Milani është dërrmuar nga dëmtimet dhe mungesat për shkak të Covid-19 për muaj me radhë, por situata së shpejti duhet të kthehet në normalitet (natyrisht mund të ketë 2-3 mungesa por jo më shumë)

E përditshmja Tuttosport shpjegon se Matteo Gabbia është në rrugën e rikuperimit. Mbrojtësi është jashtë që prej 13 dhjetorit për shkak të një dëmtimi në ligamentin kolateral mesatar të gjurit të majtë (dëmtim që pësoi kundër Parma pas vetëm 5 minutash lojë)

Gabbia duhet të kthehet në stërvitje me shokët e tij të skuadrës në Milanello këtë javë. Kundër Spezia ose Crvena Zvezda (18 shkurt) ai mund të thirret nga Pioli.

Simon Kjaer gjithashtu pritet të kthehet për atë datë ose ditën tjetër (21 shkurt, derbi Milan-Inter).

Testet e kryera dje nga mbrojtësi danez dhanë rezultate pozitive. Tani ai mund të fillojë një punë të individualizuar rikuperimi që do të zgjasë 7-10 ditë dhe e cila duhet ta lejojë atë të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi i muskujve që e goditi atë në derbin e Coppa Italia.

Sa i përket Brahim Diaz, kohët e rimëkëmbjes janë ende të paqarta. Kontrollet dje konfirmuan dëmtimin e kofshës së majtë, javën e ardhshme playmaker spanjoll do të bëjë një vizitë të re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu