Burg dhe izolim, por Ronaldinho nuk harron Milanin dhe e falënderon për momentet e lumtura!

Problemet me gjyqin dhe burgun, izolimi në Paraguaji, por edhe sidomos vështirësitë e kohëve të fundit, nuk kanë ndaluar megjithatë Ronaldinhon që të kujtojë të shkuarën dhe të buzëqeshë me Milanin, skuadër ku luajti nga viti 2008 deri në vitin 2011 duke fituar edhe titullin kampion!

Magji në fushë, e qeshura karakteristike dhe tifozët e dashuruar. Braziliani sot është larg futbollit, por vazhdon të kujtojë momentet e bukura, golat që ka shënuar, fanellat që ka veshur.
Mes tyre, edhe një fanellë kuqezi, ajo e “Djallit”, që e ka emocionuar jashtë mase, ashtu si në postimin që ka bërë sot në rrjetet sociale, ku falënderon Milanin:


“Faleminderit Milan për momente të shumta si ky! Kjo turmë është e pabesueshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu