Bum blerjesh/ Ja sa bluza shiti Milani në 3 ditët e para pas prezantimit

Milani është përmirësuar ndjeshëm pas rifillimit të “Serisë A” për shkak të pandemisë.

Kjo ka sjellë afrimin dhe dashurinë e tifozëve për klubin dhe këtë e tregon edhe shitja e bluzave në 3 ditët e para pas prezantimit.

Uniforma kuqezi, e zbuluar zyrtarisht të martën dhe e frymëzuar nga historia arkitekturore e qytetit të Milanos, ka marrë komplimente të shumta nga tifozët në rrjetet sociale, por në të njëjtën kohë kjo është konfirmuar edhe nga fluksi shumë i madh i shitjeve: +1700 për qind blerje sesa fanella e sezonit të kaluar, në 3 ditët e para.

Ndikim në rritjen e lojës së Milanit ka pasur padyshim edhe suedezi Zlatan Ibrahimovic.

Ai ka qenë pjesë e prezantimit të uniformës së re që do të luhet sezonin e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu