“Bukuria e futbollit është kjo! Kur Davidi mund Goliathin…”

Andrea Consigli u intervistua nga Sky Sport pas ndeshjes ndaj Milanit San Siro.

Portieri i Sassuolos u shpreh se “erdhëm në San Siro të luajmë hapur kundër një ekipi të fortë dhe e merituam fitoren”

Për De Zerbi: “Me ne është një libër i hapur, atë që ai thotë në sallën e shtypit na e tregon.

Një ekip i vogël si Davidi mund të mposhtë Goliathin në San Siro, kjo është bukuria e futbollit. Shpresojmë që diskutimet mes ekipeve të mëdha dhe të vogla të jenë të mira dhe me benefite, sepse këto ndeshje ndezin futbollin”.

Për Evropën: “Shpresojmë të shkojmë dhe të kapim Romën, nuk shpreh mendimin tim për të tjerët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu