Brocchi: Milani e ka vendosur të ardhmen e Daniel Maldini!

Christian Brocchi, trajneri i Monza, lumturon tifozët e Milanit! i pyetur mbi Daniel Maldini dhe paraqitjen e tij, ish-mesfushori kuqezi tha: “Nuk besoj se Milani do ta japë në huazim… Mendoj se do t’I besojnë shumë këtij djali me cilësi të mëdha dhe po e tregon koha”.

“Po rritet, stërvitet me lojtarë të mirë dhe të fortë, ndaj do vijë duke u përmirësuar. Sa herë që i kanë dhënë mundësi ka treguar gjëra të bukura”.

“Ndaj, përshtypja ime është që rrugëtimi i Danielit është ai që klubi ka vendosur, pra duke e aktivizuar pak nga pak”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu