Brahim Diaz te Milani, formula me Real Madrid edhe për të mbyllur thashethemet mediatike…

Operacioni që do ta sjellë Brahim Diaz përsëri në Milano te kuqezinjtë është përcaktuar praktikisht: një huazim i rëndë me të drejtën e blerjes për një shumë totale prej 22 milion eurosh.

Real Madrid rezervoi kundër blerjen, të vendosur në 27 milion euro, deri në qershor 2022, vetëm në rast se kuqezinjtë ushtrojnë opsionin e tyre dhe nëse Blancos do ta duan mbrapsht lojtarin dhe nëse ia vlen për 27 mln euro.

Në thelb, siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, nëse Brahim është i detyruar të kthehet në Spanjë në fund të sezonit të ardhshëm, edhe nëse Milani dëshiron ta mbajë atë, 5 milion do të hyjnë në arkat e Elliott si një formë shpërblimi për rritjen e spanjollit.

Por, ka edhe më shumë në këtë histori. Në fakt, thuhet se opsioni riblerje nga Real Madrid vendoset më shumë edhe për të mbajtur të qetë tifozët dhe shtypin dhe për të mos thënë që skuadra “merengues” fal futbollistë, pasi nëse Brahim Diaz vërtet bën një supersezon, sërish Real Madrid sheh yje shumë më të afirmuar…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu