Brahim Diaz prezantohet: Ibra legjendë, raporti me Theo dhe këshillat e Zidane!

Duke folur në kanalet zyrtare të klubit, afrimi i ri te Milani, Brahim Diaz foli për përshtypjet e para pas mbërritjes së tij te kuqezinjtë, duke prekur edhe shumë çështje të tjera.

Përshtypjet e para: “Përshtypjet e para si lojtar kuqezi janë shumë të mira dhe mund dallohet qartë se çfarë lloj klubi është Milani. Të luash këtu për këtë klub të madh dhe me histori të shkëlqyer është një privilegj: mund të shihet nga tifozët që e vlerësojnë ekipin. Është një nder të jem në këtë klub të madh”.

Për Theo Hernandez: “Nuk kam pasur mundësi të flas me Theon akoma, por me siguri do të më mirëpresë sepse ishte në Madrid, e di se çfarë do të thotë pasi tani jam edhe unë në Itali. Mendoj se do të jetë e lehtë për tu përshtatur sepse duket se është një grup i madh”.

Lojtarët që i pëlqejnë: “Ka shumë, nuk do të isha në gjendje të zgjidhja një. Lojtarët që luajnë role të ndryshme dhe që dinë të bëjnë ndryshimin janë dobësia ime! Për momentin mendoj vetëm për veten dhe si mund ta ndihmoj ekipin.

Ibrahimovic: “Mbajtja e fanelës me numrin që kishte sezonin e kaluar është një nder për mua. Ka shumë presion, por më pëlqen sepse ai është një legjendë e Milanit dhe këtë vit do ta mbroj me pasion atë fanelë. Dua të luaj futboll që emocionon dhe argëton tifozët e Milanit. E përsëris, është një nder për mua të vesh kjo këmishë”.

Për trajnerët: “Guardiola dhe Zidane më kanë stërvitur. E di që ata të dy luanin në Itali, por pasi trajneri im i fundit ishte Zidane, mund t’iu them se me mua në Madrid u soll mjaft mirë dhe më fliste shumë për Italinë dhe Seria A. Milano është një qytet që i pëlqen shumë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu