Brahim Diaz, Milan dhe Real! Prestigjozja “AS” jep azhornime interesante

Brahim Diaz zbriti sot në fushë me Spanjën U-21 në fitoren 3-0 në kampionatin europian U-21 por sigurisht që e ardhmja e tij te Milani duhet ende të përcaktohet…

Fantazisti iberik ndihet mirë në Milano dhe me fanelën kuqezi, por në anën tjetër një telefonatë nga Zinedine Zidane mund të ndryshonte shumë gjëra, për faktin se është huazim pa të drejtë blerje.

Sipas “As”, Paolo Maldini mund të bënte tentativë të rinovonte huazimin ose ta blinte në kushte të favorshme, por në anën tjetër duhet theksuar se vendimi do të vijë nga Los Blancos.

Pavarësisht largimit të mundshëm të Vazquez, për Brahim do të ketë akoma shumë konkurrencë dhe kjo mund ta bindë atë të konsiderojë me interes opsionin e qëndrimit kuqezi.

Gjithashtu sipas gazetës spanjolle, vendimtare, në këtë kuptim, do të jenë angazhimet e fundit te kuqezinjve që do të sqarojnë fatin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu