Brahim Diaz, kurioziteti që nuk e dinit për mesfushorin sulmues të Milanit mbi… Ibrahimovic!

Milani e ktheu mbrapsht dhe ai nuk ngurroi të pranonte sërish një transferim te kuqezinjtë nga Real Madrid pas një sezoni të parë në të cilin, mes fushës dhe stolit, ai fitoi vlerësimin e Piolit dhe drejtuesve.

Brahim Diaz u rikthye në Milano si protagonist dhe këtë e dëshmon një fillim vërtet pozitiv i sezonit me 4 gola (3 prej të cilëve vendimtarë me Spezian, Venezia dhe Sampdoria), dy asistime dhe një vend titullari në njëmbëdhjetëshen kuqezi me një seri të ndërprerë të paraqitjeve vetëm nga pozitiviteti me Covid.

Numrat dhe paraqitjet e rëndësishme me të cilat Brahimi fitoi edhe thirrjen e parë në kombëtaren spanjolle të drejtuar nga Luis Enrique për dy sfidat vendimtare për kualifikimin në Botërorin 2022 kundër Greqisë dhe Suedisë.

Duke folur për ekipin kombëtar, Diaz zgjodhi Spanjën (me të cilën ai krenohet me 25 paraqitje në mes Under 17 dhe Under 19) duke refuzuar ftesën e Marokut që donte ta bënte atë të te bashkohej me Hakimin dhe shokët e tij të skuadrës.

U përpoq edhe kryetrajneri aktual i përfaqësueses marokene, Vahid Halildozic. Asgje per te bere!

Brahim Diaz u thirr nga Maroku pasi babai i tij Sufiel Abdelkader është maroken. Pavarësisht origjinës së tij afrikano-veriore, sulmuesi i Milanit ka jetuar gjithmonë në Spanjë, në Malaga, qyteti ku ai lindi në 1999, përpara se të transferohej në Mançester si një djalë shumë i ri për t’iu bashkuar ekipeve të të rinjve të City-t, një përvojë që përfundoi në 2018 me nënshkrimin te Real Madrid.

Për babain e tij Sufiel, Diaz zbuloi një kuriozitet në një intervistë të kaluar në vitin 2020 sapo mbërriti në Milano. I pyetur për lidhjen me Zlatan Ibrahimovicin dhe rëndësinë e yllit suedez për kuqezinjtë, Brahim u përgjigj kështu:

“E shohim të gjithë se çfarë është i aftë te beje Ibra. Kjo bën një ndryshim. Ne flasim për një fitues, kemi një mirëkuptim të mirë dhe ai më jep këshilla të shkëlqyera. Kërkon shumë dhe te jep mundesi te përmirësohesh”

Më pas prapaskena: “Ibra është moshatar me babain tim (i lindur më 1981). Në futboll mosha është relative dhe ai po e tregon këtë”. Një vit më vonë, mund të themi se Brahim kishte absolutisht të drejtë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu