Brahim Diaz ka bërë për vete Milanin, por vjen deklarata e Ancelottit që krijon jo pak pasiguri!

Nuk iu desh shumë Brahim Diaz për ta bërë Hakan Calhanoglu të harrohet. Numri i ri dhjetë është njeriu mbi të cilin Milani beson fort dhe e kas vendosur ne qender te skuadres kuqezi per manovrat ofensive dhe ne kabinen e fantazise.

Futbollisti ka pushtuar prej kohësh tifozët, të cilët duket se nuk mendojnë për të ardhmen e tij deri më sot. Spanjolli ka nënshkruar për një hua dyvjeçare, deri më 30 qershor 2023, dhe siç qëndrojnë gjërat aktualisht, kthimi i tij te Real Madrid mbetet shumë i mundshëm.

Është e qartë se vetë Brahim Diaz do të vendosë për të ardhmen. Në të kaluarën, numri “10” nuk e ka fshehur kurrë se ai bën tifo për Realin, ekipin për të cilin do të donte të tregonte vlerat.

Rikthimi në Madrid duket se është një nga dëshirat e tij, por nuk mund të përjashtohet që gjërat të ndryshojnë. Milani po pushton gjithnjë e më shumë Brahim dhe tifozët shpresojnë se ai do të dashurohet totalisht.

Real Madrid, ndërkohë, nuk e humbas atë nga sytë dhe është i kënaqur me rritjen e tij: “Këtu ai nuk kishte vend për shkak te konkurrences, është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe ne jemi të lumtur që ai po bën mirë – pranon Carlo Ancelotti te mikrofonët RadioRai -.

Për rritjen e tij ishte e rëndësishme të luante, ndaj nuk u zgjodh huazimi te Milani rastësisht, por sepse ne e dimë strukturën e klubit. Shpresoj që Milani të mbetet në krye pas kthimit”.

Lufta Scudetto – “Unë shoh një Serie A shumë të ekuilibruar – vazhdon Ancelotti -, Juventus ka disa probleme dhe ka humbur sigurinë, por jam i sigurt se ata do të kthehen dhe do të jenë ndër kandidatët për të fituar në fund.

Interi gjithashtu mund të konkurrojë për Scudetto, ata kanë ruajtur strukturën e vitit të kaluar duke ndryshuar trajnerët dhe disa protagonistë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu